Rossi: U rrëzova për fajin tim

Formula 1

Rossi: U rrëzova për fajin tim

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Rossi: U rrëzova për fajin tim

Ëndrra e Valentino Rossit për të fituar garën e parë sezonale në Moto GP, atë në pistën e Sepang, në Malajzi, u ndal 4 xhiro nga fundi. Piloti italian i Yamaha u rrëzua teksa kryesonte garën, duke humbur kështu shansin për të triumfuar. “Të dielën, të gjithë festonin në mbrëmje, ndërsa unë isha i mërzitur dhe përpiqesha të harroja gjithçka. U rrëzova për gabimin tim, por ky është sporti ynë”, u shpreh Valentino Rossi.

Piloti italian humbet kështu një mundësi të artë për t’u ngjitur i dyti në renditjen e Botërorit 2018 në Moto GP, teksa humbet pikë të rëndësishme karshi patriotit të tij me Ducati, Andrea Dovizioso. “Nëse do të fitoja në Sepang, do të kishte qenë dita më e bukur e karrierës time. Ndjej shumë keqardhje për këtë garë. Na mungoi “qershia mbi tortë” në këtë fundjavë, pasi bëmë një paraqitje të mirë”, tha Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat