F1 kërkon pista të reja, vitin 2020 garë edhe në Holandë - Bota Sot
F1 kërkon pista të reja, vitin 2020 garë edhe në Holandë

Formula 1

F1 kërkon pista të reja, vitin 2020 garë edhe në Holandë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 08:33
Formula 1

Pronarët e rinj të Formula 1 po synojnë të zhvillojnë një garë në Holandë vitin 2020, duke përfituar nga fakti se nga ky shtet është një nga pilotët më të mirë në botë, Max Verstappen (Red Bull). Fansat e Formula 1 nga Holanda janë të shumtë dhe ata ndjekin me kureshtje garat që zhvillohen në Austri, Belgjikë e Gjermani, duke qenë gjithnjë të pranishëm për të mbështetur idhullin e tyre.

Për këtë arsye, “Liberty Media” dhe “One Management” po synojnë që të zhvillojnë një garë në Holandë, duke piketuar autodromin e Zandvoort. Madje mësohet se pronarët e këtij autodromi kanë marrë një ofertë për të mundësuar zhvillimin aty të një gare në vitin 2020. Ky lajm është konfirmuar edhe nga e përditshmja holandeze “De Telegraaf”.

“Nëse do ta firmosim sot kontratën, atëherë do të kemi mundësi të shohim një garë në Holandë që në vitin 2020. Por ende jemi në bisedime. Falë pranisë së Verstappen në pistë ne mendojmë se mund të realizojmë një garë të shkëlqyer, duke afruar një publik të madh”, tha princi Bernard Van Oranije, pronari i cirkuitit të Zandvoort.

Kjo nuk është hera e parë që Holanda përfshihet në bisedime për të zhvilluar një garë të Formula 1. Para disa muajsh u përfol se gara në këtë shtet mund të zhvillohet në pistën e njohur të Assen, aty ku sot organizohen garat e Moto GP. Madje në këtë pistë janë zhvilluar edhe më parë gara të Botërorit të Formula 1, nga viti 1952 deri në vitin 1985.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test