Hamilton nuk tërhiqet: Jam gati të sfidoj pilotët e rinj

Formula 1

Hamilton nuk tërhiqet: Jam gati të sfidoj pilotët e rinj

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:53
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton, pasi fitoi titullin e pestë kampion në Formula 1, shprehet se edhe në të ardhmen do të vijojë të garojë për të fituar, pse jo, për të arritur rekordin e 7 titujve kampionë që mban Michael Schumacher. Në janar, piloti britanik mbush 34 vjeç, duke u bërë një veteran në këtë sport, ndërkohë që shumica e skuadrave po drejtojnë sytë nga e ardhmja, duke afruar pilotë të rinj, 20-vjeçarë. Në Botërorin e vitit 2019, pas largimit të Alonso, ai do të bëhet piloti i dytë më i vjetër në cirkuit, pas Kimi Raikkonen.

“E mirëpres konkurrencën e pilotëve të rinj. Kjo që po ndodh është diçka normale që ndodh në sport, pasi vjen zëvendësimi i brezave. Kur shoh pilotët e rinj kujtoj veten time në moshën e tyre, ambicjet që unë kisha, “sytë e tigrit” tek unë për të fituar gjithçka. Tani jam një nga pilotët më të vjetër, por pavarësisht kësaj jam ende i uritur për të fituar titullin kampion. Me përvojën që kam mund t’ia dal mbanë”, u shpreh Lewis Hamilton nga Brazili, në prag të garës që do të zhvillohet ditën e diel në pistën e Interlagos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat