Zbulohet sekreti për Schumacher, ky është lajmi i fundit reth legjendës - Bota Sot
Zbulohet sekreti për Schumacher, ky është lajmi i fundit reth legjendës

Formula 1

Zbulohet sekreti për Schumacher, ky është lajmi i fundit reth legjendës

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 10:52
Michael Schumacher

Menaxherja e kampionit të botës, Michael Schumacher, Sabine Kehm, përherë e ka mbajtur sekrete gjendjen shëndetësore të “klientit” të saj, duke mos folur në publik për të pasi e cilëson si një çështje jashtë interesit publik.

Mirëpo, kohët e fundit Kehm ka thyer heshtjen për të lëshuar një deklaratë të rrallë pasi zbuloi një poster për të përkujtuar karrierën e Schumacher në bashkëpunim me Keep Fighting Foundation.

Në emër të familjes Schumacher, Kehm tha: Jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me ZOOM për të mbledhur para për Fondacionin Keep Fighting. Kjo është një mënyrë mahnitëse për të festuar karrierën e Michael,për me tepër është një poster shumë i bukur.

Kujtojmë se gjendja shëndetësore e legjendës gjermane është ruajtur sekret që kur pësoi lëndime katastrofike në tru në një aksident me ski në vitin 2013.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test