E pranojnë dështimin

Formula 1

E pranojnë dështimin

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:23
Maurizio Arrivabene

Drejtori sportiv i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, ka pranuar dështimin e makinës italiane në këtë Botëror të Formula 1, ku “kokëkuqja” nuk arriti të fitojë as Botërorin për shoferë e as atë për konstruktorë.

“Përgëzime Mercedes për titullin kampion për skuadra”, tha Arrivabene pas garës së Brazilit, ku Ferrari u mjaftua me një vend të tretë të Kimi Raikkonen.

“Ne synonim të tjera rezultate në Brazil, në mënyrë që të mbanim të hapur betejën për titullin kampion për konstruktorë, por nuk ia dolëm mbanë. Që në xhiron e përshtatjes pamë që makina e Vettel kishte një problem me një sensor dhe gjatë gjithë garës, punuam duke marrë masa të ndryshme që të ishte sa më i shpejtë pavarësisht problemeve”, tha shefi i Ferrarit.

Më tej, numri 1 i Ferrarit shtoi: “Nuk arritëm asnjë nga objektivat, kjo është e qartë, pasi i humbëm të dy Botërorët. Natyrisht jemi më pranë Mercedesit se një vit më parë, por kishim të tjera objektiva këtë vit. Do të provojmë të mundim rivalët tanë sezonin e ardhshëm”, tha Arrivabene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat