Marquez: Fitorja në Valencia do të jetë “qershia mbi tortë”

Formula 1

Marquez: Fitorja në Valencia do të jetë “qershia mbi tortë”

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:24
Marquez: Fitorja në Valencia do të jetë “qershia mbi tortë”

Marc Marquez kërkon ta mbyllë me fitore Botërorin 2018 të Moto GP, duke synuar triumfin edhe në garën që do të zhvillohet ditën e diel në pistën e Valencia. Spanjolli i Honda kërkon të festojë edhe me fansat titullin kampion që ka fituar dy gara më parë, teksa shpreson që në garën e shtëpisë të korrë fitoren e 10-të sezonale.

“Do të ishte fantastike nëse do ta fitoja garën e Valencia, pasi do të ishte një dhuratë për tifozët. Dua t’i përshëndes dhe falënderoj për mbështetjen që më kanë dhënë përgjatë gjithë Botërorit, ndaj do të bëj maksimumin të fitoj. Do të ishte “qershia mbi tortë” e një sezoni fantastik për mua dhe Honda”, u shpreh Marc Marquez.

Më tej, piloti spanjoll shton: “Nuk ka qenë e lehtë, psai më është dashur të duelojë mëe rivalë të ndryshëm në momente të ndryshme të sezonit. Fillimisht me Yamaha e më pas me Ducati, me të dy pilotët e saj. Por triumfuam falë faktit se ishim konstantë përgjatë gjithë vitit edhe kur nuk fitonim, ndërsa rivalët jo”, tha Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat