Raikkonen garën e fundit me Ferrarin: Është një familje e madhe

Formula 1

Raikkonen garën e fundit me Ferrarin: Është një familje e madhe

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 14:54
Kimi Raikkonen

Çmimi i madh i Abu Dhabit që do të zhvillohet këtë fundjavë dhe që mbyll sezonin në formula 1 do të jetë gara e 151 e Kimi Raikkonen me Ferrarin dhe njëkohësisht e fundit me Kokëkuqen.

Ajo mes pilotit finlandez dhe skuderisë italiane është një histori që ka zgjatur për 8 sezone dhe që ka sjellë edhe një titull kampion bote për pilotë, atë të vitit 2007.

Pas garës në Emiratet e Bashkuara Arabe, rrugët mes Ferrarit dhe Kimi Raikkonen do të ndahen pasi finlandezi në vitin 2019 do të garojë me Alfa Romeo-Sauber, ndërkohë që vendin e tij te Kokëkuqja do t’ia lërë të riut Charles Leclerc.

Me këtë rast, Raikkonen vendosi të përshëndesë skuadrën nga Maranello nëpërmjet një postimi të tij në Instagram duke publikuar foton e tij së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët të cilët kishin veshur një bluzë me stemën e Ferrarit dhe me mbishkrimin ‘Ne e Duam Kimin’, një foto kjo që u shoqërua me mesazhin: një familje e madhe.

Nga ana tjetër edhe te Ferrari kanë dashur të bëjnë përshëndetjen e tyre për Kimi Raikkonen, madje Maurizio Arrivabene u shfaq i veshur pikërisht me të njëjtën bluzë si familja e pilotit finlandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat