Bottas më i shpejti në provat e lira

Formula 1

Bottas më i shpejti në provat e lira

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:47
Bottas më i shpejti në provat e lira

Valtteri Bottas me Mercedes ka qenë më i shpejti sot në përfundim të sesionit të dytë të provave të lira, të zhvilluar në pistën e Yas Marina, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabi në Formula 1. Piloti finlandez dha kohën 1’37”236, duke lënë pas dy makinat Red Bull të Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo. Më pas, u klasifikua piloti tjetër i Mercedes, Lewis Hamilton dhe dy makinat Ferrari të Kimi Raikkonen (i pesti) dhe Sebastian Vettel (i gjashti).

Pra, në 3 radhët e para të nisjes gjithçka sipas parashikimit me 3 makinat më të mira që zunë 6 vendet e para.  Ndërsa në sesionin e parë të provave të lira u klasifikua piloti holandez Max Verstappen me Red Bull. Vetëm i 13-ti Fernando Alonso me McLaren, që këtë fundjavë do të zbresë për herë të fundit në pistë, pasi do të tërhiqet nga sporti. Të shtunën në orën 14:00 do të zhvillohen provat zyrtare për “pole position” dhe të dielën, po në këtë orë, gara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat