Pilotja që fluturoi në garën e Formulës 3

Formula 1

Pilotja që fluturoi në garën e Formulës 3

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:37
Pilotja që fluturoi në garën e Formulës 3

Kur kanë kaluar 8 ditë nga aksidenti i tmerrshëm në Formula 3, i Sophia Floersch fluturoi me shpejtësi marramendëse dhe u përplas me pajisjet që rrethonin pistën, pilotja gjermane kë lënë spitalin e Macaos.

Ajo është nisur për t’u kthyer në atdhe, ndërsa nëpërmjet një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, falënderon të gjithë që i ndenjën pranë dhe premton se tashmë fillon një kapitull i ri në jetën e saj.

“Jam duke u kthyer në shtëpi dhe më vjen mirë që tashmë do takoj familjarët e mi. Dua të falënderoj të gjithë që më kanë qëndruar pranë dhe më kanë ndihmuar gjatë kësaj kohe të vështirë. Tani fillon një kapitull i ri në jetën time. Duhet të mendojmë për kampionatin e vitit 2019”, shkroi pilotja gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat