Mbijetoi

Formula 1

Mbijetoi

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:38
Sophia Floersch

 

Një javë nga operacioni, pilotja 17-vjeçare gjermane Sophia Floersch ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në vendlindje. Pilotja adoleshente ishte protagoniste një javë më parë e një aksidenti të frikshëm në garën e GP Formula 3 në Macao. Makina e saj “fluturoi” 3 metra, kaloi barrierat mbrojtëse dhe u përplas me një platforme për mediat që ishte vendosur anash pistës.

Pas operacionit që zgjati 11 orë, nisi faza e rehabilitimit, që ka shkuar mjaft mirë dhe 17-vjeçarja është rikthyer në Gjermani, duke ecur me këmbët e veta edhe pse fakti që ajo është gjallë konsiderohet nga të gjithë si një mrekulli. Nga ai aksident i frikshëm ajo pësoi vetëm një frakturë të vertebrës së 7-të cervikale.

“Sot po kthehem në shtëpi. Jam vërtet shumë e lumtur që do të takoj sërish familjarët dh miqtë e mi. Jam ende e mallëngjur nga mbështëetja e madhe që kam marrë nga e gjithë bota pas aksidentit. Një falënderim për të gjithë personat në Macao, veçanërisht për njerëzit në spital, por edhe për organizatorët e garës për ndërhyrjen e menjëhershme. Tani për mua nis një kapitull i ri në jetën time. Mezi po pres që ai kapitull i ri të nisë. Jam e përqendruar tek ajo që do të ndodhë në 2019-ën”, tha Sophia Floersch, që ka konfirmuar se do të vazhdojë të garojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat