Honda në telashe

Formula 1

Honda në telashe

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:53
Honda në telashe

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën Honda, pasi të dy pilotët e saj për vitin 2019, kampioni i botës në fuqi Marc Marquez dhe piloti i sapoardhur Jorge Lorenzo i janë nënshtruar brenda 24 orëve të fundit operacionit. Lorenzo ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e djathtë, për të rikuperuar shqetësimet pas frakturës, ndërsa Marquez ka operuar shpatullën e majtë, që i ka dalë disa herë vendit gjatë këtij sezoni. Të dyja këto ndërhyrje kirurgjikale u kryen, në mënyrë që pilotët spanjollë të keni mundësi të rikuperojnë nga operacioni dhe të jenë gati në muajin shkurt, kur nisin testet e para zyrtare për vitin 2019 (6-8 shkurt, në pistën e Sepang).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat