Bogë, Rugovë - Bota Sot
E hënë, 21 tetor 2019
  • Bogë, Rugovë

    Një pamje magjepsëse e Bogës vie në këtë foto nga ekipi i grupit Hiking Njeri. Anëtarë të këtij grupi shkruajnë se ‘të Shtunën me 21 shtator Hikingnjeri bëri ecjen nga Koshutani për në Bogë të Rugovës përmes majës Dromodol 2120m. Sikurse gati në cdo bjeshkë të Kosovës që po ka ndryshime në infrastrukturë, edhe këtu i vërejtëm parapregaditjet për asfalltimin e rrugës deri te stanet dhe hoteli që ishte në ndërtim e sipër. Pamë shumë punime nëpër rrugë dhe ndërtime të objekteve të reja. Dita ishte shumë e kthjellët me temperaturë perfekte për ecje. Shumica dërmuese e pjesmarrësve ishin fillestarë dhe të gjithë ja arritën ta përfundojne ecjen pa problem’./BS