E martë, 23 prill 2024
  • Pas AFP dhe ANSA, edhe EURONEWS përzgjedh plazhin e Durrësit në fotot e javës

    Pasi agjencitë prestigjioze të lajmeve, ajo franceze AFP dhe ajo italiane, ANSA publikuan një video me pamje nga bregdeti shqiptar, ku qytetarët dhe turistët kanë filluar plazhin, pas daljes nga izolimi për shkak të pandemisë COVID-19, edhe gjiganti europian i informacionit, EURONEWS, përzgjodhi plazhin e Durrësit për rubrikën e tij ”Kjo javë në foto”.

    Kjo foto mbresëlënëse nga bregdeti i Durrësit fton turistët të frekuentojnë plazhet shqiptare. Numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka pasur vitet e fundit një rritje të konsiderueshme.