E premte, 19 prill 2024
  • Drini i Bardhë

    Drini i Bardhë është lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron rrëzë malit të Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit, në 586 m lartësi mbidetare, ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbres në rrafsh dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikë njihet më emrin Drillon. Sasia e burimit arrin 30 m3 në sekondë, ku krijon edhe një ujëvarë të lartë prej 30 m. Këtë pamje mahnitëse nga kjo pjesë e bukur e Kosovë na e sjell fotografi i njohur Bujar Gashi. /BS/