E martë, 06 tetor 2026
  • Shpella e Radacit

    “Bukuroshja e Fjetur”, siç po quhet sot Shpella e Radacit, ruan brenda saj një histori të gjatë gjeologjike. Dikur, ujërat nëntokësore të Drinit të Bardhë kanë kaluar nëpër këto hapësira, duke formësuar për mijëra vjet galeritë, vaskat natyrore dhe format e gurit që shihen sot. Në thellësi të shpellës gjenden edhe liqene nëntokësore. / Fotografia: Arben Llapashtica