E mërkurë, 24 prill 2024
  • Stuhia më e fuqishme në 100 vitet e fundit prek Floridën

    Uragani Irma preku brigjet e Floridës, në ishujt Key West, pasi u fuqizua përsëri në një stuhi të shkallës së 4, me erëra me shpejtësinë rreth 90 kilometra në orë, por që pritet të arrijnë mbi 200 kilometra në orë. 35 milionë njerëz janë paralajmëruar për rrezikun e uraganit, ngaqë priten shkatërrime në disa zona të shtetit jugor amerikan. Metereologët thonë se Irma është stuhia më e fuqishme në 100 vitet e fundit. Fotoja është publikuar nga mediat ndërkombëtare./BS