E premte, 29 mars 2024
  • Lot argjendi

    Një minator argjendi në Bolivi pushon për një portret para se të rifillojë punën e tij. Fotografi i Your Shot, Giacomo Bruno shpjegon vështirësitë e punës: "Jetëgjatësia e këtyre minatorëve është 40 vjet, për shkak të aksidenteve të shpeshta dhe fillimit pothuajse sistematik të silikozës, të përhapur në mesin e minatorëve, të shkaktuara nga ekspozimi i vazhdueshëm dhe i zgjatur ndaj pluhurit që ngrihet në mushkëri, duke çuar në një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme nga dështimi i frymëmarrjes”. Fotoja është publikuar tek Nacional Geographic./BS/