Pamje mahnitëse nga liqeni i ngrirë i Batllavës - Bota Sot
E mërkurë, 16 janar 2019
  • Pamje mahnitëse nga liqeni i ngrirë i Batllavës

    Temperaturat e ulëta me të cilat po përballet vendi, si dhe rajoni, kanë ndikuar që të ngrihet edhe liqeni i Batllavës, nga i cili me ujë të pijes furnizohet Prishtina dhe qendrat e tjera përreth.

    Një qytetar ka dërguar fotografi të cilat tregojnë liqenin e mbuluar nga akulli e bora. Sipas qytetarit, liqeni ka disa ditë që është ngrirë.

    Shtresa e akullit e krijuar nga moti i ftohtë është mbuluar edhe një sasi e madhe e borës që ka rënë ditëve të kaluara.

    Për shkak të trashësisë së akullit, banorët e Orllanit po kalojnë nga njëri breg i liqenit në tjetrin.

    Për shkak të acarit të ditëve të fundit, është ngrirë edhe liqeni i Badovcit.

1 / 6
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test