Elon Musk e vë në shitje super shtëpinë e tij - Bota Sot
E premte, 22 shkurt 2019
  • Elon Musk e vë në shitje super shtëpinë e tij

    Një nga shumë shtëpitë e miliarderit Elon Musk ka dal në shitje.

    Krijuesi i Teslas ka vënë në shitje shtëpinë e tij katër-dhomëshe për 4.5 milionë euro. Kjo shtëpi gjendet në Los Angeles.

    Shefi ekzekutiv i Teslas ka blerë këtë shtëpi, e cila konsiderohet shumë e vogël në krahasim me të tjerat që ai ka nën pronësi, me ish-gruan e tij Talulah Riley në 2013-ën për 3.695 milionë dollarë.

    Nëse çmimi i kërkuar nga ai për këtë shtëpi mbetet aq edhe kur të shitet, Musk fiton afër 1 milionë dollarë nga shitja.

    Kjo shtëpi gjendet në Brentwood të Los Angelesit, nga ku shihet i gjithë qyteti.

    Shtëpia është në formë të shkronjës “U”, ku në mes të saj gjendet pishina  dhe që të gjitha dhomat janë me pamje nga pishina.

1 / 7
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test