Surpriza për Shën Valentin, Bashkia e Tiranës vishet me zemra të kuqe - Bota Sot
E premte, 22 shkurt 2019
  • Surpriza për Shën Valentin, Bashkia e Tiranës vishet me zemra të kuqe

    Edhe këtë vit Shën Valentini do të vijë ndryshe në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

    Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

    Fotot janë marrë nga pamja që ofron sot Bashkia e Tiranës, ku dhjetëra zemra të kuqe janë vendosur në një nga hyrjet e godinës, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët. Kjo ka tërhequr interesin e qytetarëve të shumtë, të të gjitha moshave, të cilët e kanë kthyer atë në një vend ideal për të patur foto si kujtim për këtë ditë.

1 / 8
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test