Fitoret e modës nga ndarja e çmimeve “Grammy”: Këto dama të njohura dinë çfarë është definicioni i stilit - Bota Sot
E premte, 22 shkurt 2019
  • Fitoret e modës nga ndarja e çmimeve “Grammy”: Këto dama të njohura dinë çfarë është definicioni i stilit

    Shikoni disa nga kombinimet e veshjeve më të bukura nga mbrëmja më prestigjioze e muzikës. Në Los-Angeles është mbajtur mbrëmja më prestigjioze e muzikës e vitit – ndarja e çmimeve “Grammy”.

    “Nikoqirja” e mbrëmjes ishte këngëtarja Alicia Keys, e cila as për këtë rast nuk ka hequr dorë nga parimi i vet dhe fjalët të cilat i ka thënë para tre vjetësh – që më nuk do të grimohet për të dalë në tepihun e kuq.

    Gjatë mbrëmjes gala janë shpallur fituesit nga gjithsej 84 kategori, ndërkaq për nga numri i shpërblimeve përfundimisht është veçuar këngëtarja dhe deri para pak kohësh aktore, Lady Gaga, së cilës duart i qenë të mbushura plot statuja të të famshmëve.

    Veç shpërblimeve për punë dhe kontribut në muzikë, disa nga damat e famshme të cilat kanë marrë pjesë në ndarjen e çmimit Grammy shkëlqyen në fushën e modës. Në galeri shikoni disa nga kombinimet më të mira të veshjeve të cilat rrëmbyen vëmendjen dhe ngazëllyen publikun.

1 / 12
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test