Kombinimet e veshjeve që ju ndihmojnë në një dite pune - Bota Sot
E diel, 24 mars 2019
  • Kombinimet e veshjeve që ju ndihmojnë në një dite pune

    Çdokush që punon në një zyrë, e di se të mbash një veshje të ndryshme për çdo ditë të javës është një sdë e vështirë. Edhe sikur të keni një gardërobë super të madhe me veshje, gjithmonë do të vijë ajo kohë kur do të mendoni “çfarë duhet të vesh sot?”.

    Veshjet e punës kërkojnë një kod dhe një stil veshje që përcjell elegancë, profesionalizëm, komoditet dhe jo e ekzagjeruar. Mënyra më e mirë për t’i krijuar këto është të investoni në veshje klasike me ngjyra bazike dhe prerje minimaliste që të mund të luani me kombinime të ndryshme.

    Xhaketat, këmishat, fundet poshtë gjurit, kostumet, pantallonat klasike, pulovrat minimaliste, shallet e mëndafshit dhe çantat mesatare të strukturuara janë disa prej veshjeve që ju duhen me patjetër.

    Investoni në ngjyra e modele që i rezistojnë kohës, janë të një cilësie të mirë dhe ju bëjnë të ndiheni super elegante dhe të sostikuara sa herë t’i mbani ato.

1 / 6