‘Stuhia gjermane’ përmes fotove - Bota Sot
E hënë, 24 qershor 2019
  • Një stuhi e fuqishme që ka përfshirë pjesë të shtetit gjerman ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima një njerëz.

    Era e fuqishme prej 75 mile në orë ka rrëzuar kulmet e ndërtesave dhe ka lënë një të vdekur kur një pemë ra mbi veturën e tij.

    Stuhia Eberhard ka shkaktuar edhe nxjerrjen e pemëve me rrënjë dhe si pasojë e saj janë mbyllur edhe disa kopshte zoologjike.

    Operatori i trenit Deutsche Bahn tha se ndaloi linjat në distanca të gjata dhe disa lidhje rajonale në shtetin perëndimor Nordrhein-Westfalia pasi pemët ranë mbi hekurudhë.

    Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se disa fluturime u anuluan në aeroportin e Frankfurtit, për shkak të erërave të forta.

1 / 6