Nga bota e bukur e elefantëve deri tek mbytja e tyre për fildish - Bota Sot
E enjte, 21 mars 2019
  • Nga bota e bukur e elefantëve deri tek mbytja e tyre për fildish

    Elefantët janë pa dyshim një nga krijesat më madhështore që ecin në Tokë.

    Pavarësisht se janë rreth 3m dhe peshojnë afërsisht 6000kg ata njihen për ndjeshmërinë dhe lidhjet e forta me njerëzit.

    Për fat të keq, ka njerëz në botë që natyrën dhe kafshët i shohin vetëm për fitime personale.

    ‘Save the Elephants’ raporton se një hulumtim i kryer në mes të viteve 2002 dhe 2011 vlerëson se raca  e elefantëve pyjor në botë është zvogëluar për 62%.

    Organizata gjithashtu raporton se kërkesa në rritje për fildish në Lindjen e Largët është arsyeja kryesore e gjuetisë ndaj këtyre elefantëve.

1 / 5