E premte, 19 prill 2024
  • Lind një jetë e re…foto të shkrepura në Gjirokastër

    Mëngjesin e datës 26.05.2019, mes cicërimave të pandërprera të harabelit spanjoll (Passer hispaniolensis) i vendosur në koloni në folenë e lejlekut (Ciconia ciconia), çelën 4 zogjtë e këtij të fundit!

    “Ekipi ynë ishte duke vëzhguar folenë atë mëngjes, por nuk ishim të vetmit! Kalimtarë të shumtë tashmë të familjarizuar me lejleket nuk ndalnin së pyeturi se ç’po ndodhte në fole dhe ne ishim të lumtur t’ju jepnim lajmin e mirë.

    Të vegjëlve do u duhen 58-64 ditë për të nisur fluturimin kështu që puna jonë nuk mbaron me kaq. Pasi vendosëm platformën folezuese tashmë ka ardhur koha për të krijuar një ambient më të sigurt për fluturuesit e rinj në mënyrë që kjo familje të niset e plotë për shtegëtim”.

    Përgjatë muajve gusht dhe shtator këta shpendë fillojnë fluturimin për të kaluar dimrin në Afrikë dhe për tu rikthyer pranverën e ardhshme, me shpresën për një sezon folezimi të suksesshëm.

    Deri atëherë, le ti japim vemendjen që ky shpend i mrekullueshëm meriton dhe të shijojmë fotot e ditëve të para.

1 / 9