“Instagram vs Reality”, 34-vjeçarja tregon të vërtetën e fotografive perfekte në rrjetet sociale - Bota Sot
E enjte, 17 tetor 2019
  • “Instagram vs Reality”, 34-vjeçarja tregon të vërtetën e fotografive perfekte në rrjetet sociale

    Vetëm në një vit, një grua arriti që të mblidhte plot 70 mijë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”. E kjo falë fotografive që realizonte.

    34-vjeçarja, Geraldine West, nga Frankfurti i Gjermanisë poston fotografi “Instagram vs Reality”, duke u “tallur” me fotografitë që bëhen me kujdes e të kuruara deri në detaj për t’u publikuar më pas në rrjetet sociale.

    Në fotot “realitet” ajo zakonisht shfaqet e veshur thjeshtë dhe pa make-up dhe me një pozë qesharake.

    “Inspirimi im më i madh është kur shoh gjithë ato imazhe perfekte në rrjetet sociale. Shpeshherë shoh foto që janë të mrekullueshme dhe jam e sigurte se kjo nuk është realiteti”, ka thënë ajo për “Jam Press”.

1 / 8