E premte, 29 mars 2024
  • Shtatë shoqe ndërtojnë shtëpinë ku duan të kalojnë pleqërinë bashkë

    Një grup shoqesh në Kinë kanë ndërtuar një shtëpi periferike ku kanë në plan të kalojnë pleqërinë bashkë.

    Ato e nisën si me shaka, por pastaj vendosën që s’kishin pse të prisnin 30 vite për të vendosur se ku do të kalonin vitet e pensionit.

    Shtëpia është në një fshat në periferi të Guangzhout, dhe ka kushtuar rreth 580 mijë dollarë.

    Banesa moderne, me tre kate, është llogaritur me hapësira të përbashkëta në katin përdhes, ku shoqet planifikojnë të kalojnë kohën e lirë, si dhe me dhoma private në katet e mësipërme.

    Shtëpia do të ketë po ashtu një dhomë çaji me dritare me pamje nga fushat e gjelbra. Një urë druri për të mos shkelur barin i çon te një tendë në mes të gjelbërimit, ku mund të ulen kur koha është e mirë.

    Shoqet kanë rënë dakord që të mësojnë ndërkohë të gatuajnë, të mësojnë si të punojnë kopshtet e madje të kurohen me ilaçe natyrale të mjekësisë tradicionale popullore kineze, gjëra që do t’u nevojiten kur të kenë dalë në pension.

1 / 9