E enjte, 18 prill 2024
  • Publikohen pamjet brenda shtëpisë së vjetër që Rihanna e lëshon me qira për 28 mijë paund në muaj

    Rihanna ka vendosur që shtëpinë e saj mahnitëse në “Hollywood Hills” ta lëshojë me qira. Këngëtarja e njohur ka përcaktuar një shifër me çmim mjaft të shtrenjtë, por që është i përshtatshëm me vlerën që ka shtëpia. Vila e Rihannas do të jepet me qira për 28 mijë paund në muaj dhe në të është e përfshirë edhe një pishinë gjigande.

    “The Sun” ka mësuar se brenda shtëpisë ka 6 dhoma gjumi dhe të paktën 8 tualete. Nëse në shtëpi nuk ka hapësirë të mjaftueshme për miqtë, jashtë saj ka një tjetër ambient që ndërtuar posaçërisht për ta. Brenda saj ka shumë dhoma ndenjeje dhe ngrënieje, si dhe një piano të madhe. Ditët e gjata dhe të lodhshme mund të harrohen në hapësirën që është krijuar vetëm për ‘spa’. Por nuk mbaron me kaq, sepse brenda saj ka një dhomë të madhe për lojëra, një për ‘fitness’ dhe një tjetër për kinema.

    Këngëtarja e hitit “Umbrella” e bleu këtë shtëpi në korrik të 2017-tës për 5.5 milionë paund. Ky vendim i Rihannas për ta lëshuar shtëpinë e saj me qira vjen pasi ajo zbuloi se prej një viti po jeton në Londër. Këngëtarja u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë sa më afër skuadrës së saj të produkteve kozmetike dhe veshjeve të brendshme, si dhe për të qëndruar pranë të dashurit, Hassan Jameel. 

1 / 5