Si jetonin qytetarët e Kosovës në kohën e Jugosllavisë, fshat e qytet… - Bota Sot
E hënë, 16 shtator 2019
  • Si jetonin qytetarët e Kosovës në kohën e Jugosllavisë, fshat e qytet…

    Fotografja e njohur greke Fanny Sarri kishte ardhur në Kosovë në vitin 1992 për të marrur disa pamje nga mënyra e jetesës së shqiptarëve nën ish Jugosllavi.

    Ajo kishte vizituar të gjitha qytetet e mëdha kosovare, por nuk kishte marrur pamje nga qytetet por nga vendet rurale dhe nga mënyra se si jetohej nëpër fshatrat e thella të Kosovës.

    Fotografja greke si qëllim kishte që të pasqyronte mënyrën e jetesës së shqiptarëve të Kosovës nën ish Jugosllavi.

    Por, vitet e 90-ta dihet se e gjetën Kosovën dhe shqiptarët në një pozitë shumë të keqe nga ana materiale, kur dihet se okupatori serb dëboi me qindra e mijëra kosovarë nga mardhëniet e punës vetëm pse ishin shqiptarë.

    E këto fotografi që do t’i shihni tani, vërtetë e pasqyrojnë një mënyrë jo të mirë të jetesës, sidomos në vendet rurale.

1 / 14