E premte, 19 prill 2024
  • Orient Express

    I  pari i më të famshmëve të trenave, u nis nga stacioni në Paris në 4 tetor 1883 për në Stamboll. Në bord ishin 30 të ftuar, të zgjedhur për udhëtimin e parë nga Georges Nagelmackers, themeluesi i kompanisë UAGONS-Lits. Bir i bankierëve belgë, ai u impresionua në Shtetet e Bashkuara nga  Pullmanët e famshëm, 15 vjet më parë. Në fund ia kish dalë që të transferonte në Evropë intuitën, për të bërë njerëzit të udhëtojnë në luks të plotë: “Peshqirët dritë të pastër, dhe shamitë e palosura në mënyrë artistike dhe bashkë me pajisjet prej somelieri, gotat që shkëlqejnë, rubin dhe vera më e mirë, kana kristali dhe kapsula të argjendta e shishe shampanje, çdo gjë është verbuese”, shkruante Henri Opper i Blovitz, një nga gazetarët më të njohur të kohës. Por Orient Express i 4 tetorit, 1883 u ndal në Bukuresht, sepse hekurudha në Serbi dhe Bullgari nuk ishte ende e përfunduar: për të arritur në Stamboll ishte e nevojshme që të kalohej nga Deti i Zi, të hipnin në një avullore dhe kështu të arrinin në destinacion.

    Vetëm në 1888 u përfunduan binarët e fundit, duke lejuar Orient Express që të mbulonte përafërsisht 3 mijë kilometra të udhëtimit në një kohë, për atë kohë të pabesueshme, prej 68 orësh. Pas Luftës së Madhe rruga u devijua për të shmangur Gjermaninë: treni kaloi nëpër Sempione dhe Itali, duke prekur Milanon dhe Venecian. Në vitin 1929, treni ngeci për pesë ditë në një stacion të vogël turk për shkak të një stuhie dëbore: në vitin 1934, ky fakt frymëzoi Agatha Cristhie për të shkruar një nga tregimet më të famshme të saj, Vrasje në Orient Express. Në realitet, një vrasje ka ndodhur me të vërtetë. Në vitin 1935 drejtori i shkollës së modës të Bukureshtit, Maria Farcasanu, u grabit dhe u hodh nga treni në Austri.

    Vrasësi, një farë Karl Strassar, u identifikua falë një stoli argjendi të vjedhur që i përkiste të ndjerit dhe që po ia shiste një gruaje zvicerane. Gjatë Luftës së Ftohtë Orient Express ishte një nga lidhjet e pakta midis Lindjes dhe Perëndimit dhe ishte sërish, skenë e një vdekjeje misterioze në vitin 1950, kur atasheu amerikan në Bukuresht, Eugene Simon Karpe, vdiq duke rënë nga treni, tek po përshkonte një tunel pranë Salzburgut. Episodi i dha Ian Fleming frymëzim për romanin “Nga Rusia me dashuri” për serinë e James Bond, që më pas u bë edhe film. Në vitet 60-70 konkurrenca e aeroplanit nxorri jashtë loje Orient Express: e fundit linjë direkte Paris-Stamboll u nis në vitin 1977 pa shërbimin e restorantit. Ky shërbim u rifillua në vitin 1982 me emrin Venecia-Simplon Orient Express dhe lidh Londrën me Venecian.

2 / 6