Ky është qyteti më i sigurt në botë - Bota Sot
E hënë, 16 shtator 2019
  • Ky është qyteti më i sigurt në botë

    Ka ndryshime befasuese në klubin e vendeve më të sigurta të globit: Washington, D.C., ka hyrë për të parën herë në dhjetëshen e më të mirëve, ndërsa Hong Kongu ka një rënie drastike në klasifikim.

    Tokio mban vendin e parë për të tretën herë rresht në renditjen e realizuar nga “The Economist Intelligence Unit”. Singapori dhe Osaka kanë çimentuar pozicionin e dytë dhe të tretë, ndërsa Hong Kong,i përfshirë nga trazirat ra nga vendi i 9-të në të 20-in, shkruan TCh. Dhjetëshen kryesore e dominojnë qytetet e Azi-Paqësorit, që kanë lënë vend vetëm për Amsterdamin, Kopenhagenin dhe Toronton.

    Londra dhe Nju Jork ranë të dyja me nga 6 vende, duke u frenuar në pozicionin e 14 dhe të 15. Indeksi rendit 60 qytete ne pesë kontinente dhe merr në shqyrtim faktorët shëndetësorë, ato dixhitalë, infrastrukturën si dhe elementët personal të sigurisë.

    Qytetet që kryesojnë listën ofrojnë një qasje super të thjeshtë tek kujdesi shëndetësor i një cilësie mjaft të lartë, ekipet e përkushtuara të sigurisë kibernetike, patrullimet e policisë apo planifikimi i reagimit të shpejtë në rast fatkeqësisht natyrore.

1 / 4