Alarm i kuq në “planetin blu”! - Bota Sot
E mërkurë, 23 tetor 2019
  • Alarm i kuq në “planetin blu”!

    Ndryshimet klimaterike po shkatërrojnë detet dhe zonat e ngrira si kurrë më parë, paralajmëron një raport i ri i Kombeve të Bashkuara.

    Sipas një paneli shkencëtarësh, niveli i ujërave po rritet, akulli po shkrin, dhe shumë specie po ndërrojnë habitat për shkak të aktiviteteve njerëzore në tokë (i njohur ndryshe si planeti blu prej sipërfaqes së madhe me ujë).

    Ata thonë se humbja e përhershme e tokave të ngrira kërcënon çlirimin e një sasie më të madhe karboni, duke përshpejtuar dobësimin e tyre.

    Megjithatë ka ende shpresë se ndikimet negative mund të shmangen, me ndalim të thellë e të menjëhershëm të çlirimit të tij.

    Ky është raporti i tretë i njëpasnjëshëm në 12 muaj, nga Paneli Ndërqeveritar i Ndryshimit Klimaterik (IPCC).

1 / 8