Modelet e këmishave më të bukura të sezonit - Bota Sot
E martë, 22 tetor 2019
  • Modelet e këmishave më të bukura të sezonit

    Këmisha, një veshje bazike, sinonim i thjeshtësisë, është transformuar në një element protagonist për gardërobën femërore dhe atë mashkullore.

    Në stile dhe materiale të ndryshme, këmishat këtë sezon janë perfekte për çdo rast. Por cilat janë modelet më të famshme të vjeshtës? Që nga printet e luleve, tek mikro-vijat dhe ato njëngjyrëshe me fjongo të mëdha ose të cilat mund t’i kompletoni me spila, variantet janë të shumta.

    Kurse për mbrëmje, këmishat e zeza ose të kuqe prej dantelle rezervojnë një efekt sensual, ku nuk mund të kaloni pa u vënë re.

    Nëse keni dëshirë për shopping, këto janë modelet që sugjeron revista e modës Grazia.it:

1 / 9