E premte, 19 prill 2024
  • Modelet më të bukura të xhaketave të lëkurës, ja disa nga kombinimet për këtë sezon

    Të gjesh xhaketën perfekte të lëkurës, mund t’ju ndryshojë jetën ! Është e vetmja veshje që mund të vishet në pjesën më të madhe të vitit, e të ekzistojnë aq mënyra kombinimi sa asnjëra prej nesh të mërzitet me të.

    Të blesh një xhaketë lëkure, është pa frikë një investim, sepse falë saj do të nxirrni të gjitha rrobat e tjera nga garderoba.

    Nga fustanet pranverorë, ato të mëndafshtë, xhinset apo fundet tutu, xhaketa shkon përshtat me të gjitha.

    Është ideale për këtë kohë, por edhe nëse e keni një të tillë, një e dytë nuk kurrë tepër. Ngjyra klasike e xhaketës së lëkurës është e zeza, por fotogaleria e mëposhtme përmbledh disa kombinime sesi edhe ngjyrat e tjera si bordo apo kamel janë po prapë shumë të bukura.

    Tani që temperaturat nuk janë shumë të ulëta mund ta vishni  sipër një pulovre, një t-shirti, por nësenga xhaketa s’doni të hiqni dorë edhe kur moti të ftohet ndjeshëm visheni poshtë një palltoje.

1 / 5