E premte, 19 prill 2024
  • Nuk është as kafshë, as bimë, krijesë që ka 720 gjini

    Ka ngjyrë jeshile të hapur, mund të zvarritet me një shpejtësi prej 4 cm në orë dhe mund të zgjidhë probleme edhe pse nuk ka tru.

    Ky është ‘blob’ një krijesë e rrallë që do të shfaqet në “Paris Zooligical Park” si pjesë e një ekspozite që mbahet për herë të parë, shkruajnë mediat e huaja.

    Emri shkencor i kësaj krijese është “physarum polycephalum” ose “slime me shumë kokë” dhe nuk është as bimë, as kafshë, as kërpudhë.

    Blob” nuk ka dy gjini (mashkull, femër), por ka 720 gjini. Kjo krijesë mund të ndahet në organizma të ndryshëm dhe më pas të bashkohet e gjitha në një.

    Qenia njëqelizore besohet të jetë rreth një miliardë vjeç, por së pari erdhi në vëmendjen e publikut në maj të vitit 1973, pasi një grua nga Teksasi zbuloi një lak të verdhë që zgjerohej me shpejtësi në oborrin e shtëpisë së saj.

    Me pamjen që duket sikur vjen nga një botë tjetër, jashtëtokësore, blob u bë shumë shpejt mediatik.

1 / 5