E enjte, 28 mars 2024
  • Kush nga politikanët e Kosovës mban dhe kush nuk e mban unazën e martesës

    Politikanët e martuar të Kosovës që mbajnë unazën dhe ata të cilët nuk e mbajnë unazën e martesës.

    Shumë nga figurat politike të Kosovës janë persona që tashmë janë martuar dhe kanë krijuar familje.

    Megjithatë, shumica prej tyre vendosin që më rrallë të postojnë ose të flasin për jetën private të tyre dhe pak prej tyre i shohim të ndajnë jetën familjare me publikun.

    E një detaj që e kemi vërejtur është se jo të gjithë politikanët meshkuj të skenës sonë politike mbajnë në dorë shenjën që simbolizon martesën, unazën.

    Për Presidentin e shtetit tashmë dihet se ai nuk është fans i madh i unazave dhe asnjëherë nuk është parë me një të tillë, por me siguri se nuk ju ka rënë në sy se edhe disa emra shumë të njohur të politikës nuk mbajnë këtë ‘simbol martese’, e ndër ta edhe Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Daut Haradinaj e Fatmir Sejdiu.

1 / 10