Në Angli krijohet liqeni i parë artificial për sërf - Bota Sot
E martë, 21 janar 2020
  • Në Angli krijohet liqeni i parë artificial për sërf

    Në Angli është krijuar liqeni i parë artificial me dallgë ku mund të bësh sërf.

    Investimi ka kushtuar rreth 30 milionë euro dhe mund të krijojë 1000 dallgë në orë, me lartësi 2 metra.

    Sipas "The Guardian", për ta ndërtuar këtë liqen në Ist Komton të Bristolit janë dashur nëntë vite punë.

    Brenda janë hedhur 26 milionë litra ujë dhe dallgët vijnë çdo 8 deri në 10 sekonda.

    Në rrethinat e liqenit artificial do të ndërtohen edhe restorante e kafene, që do të shërbejnë për pushuesit.

    Një tjetër liqen i ngjashëm do të ndërtohet në Londër, në vitin 2023, ndërkohë që i pari është hapur në Uells, që në gusht të vitit 2015.

1 / 4