E premte, 19 prill 2024
  • Gjermani/ Tigri me dhëmbët prej ari

    Cara, një tigër gjashtë vjeçare tashmë gëzon një dhëmbë prej floriri, pas një operacioni të ndërlikuar që zgjati plot 80 minuta, në Gjermani.

    Cara u konfiskua dhe u dërgua në një fermë në Mugnano të Italisë në vitin 2013 dhe më pas u transferua në stacionin e tigërve në 2015, në Gjermani.

    Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë përgatitën një kurorë ari për Caran dhe ajo iu nënshtrua dy operacioneve të ndërlikuara për të shpëtuar kafshimin e saj dhe për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme, ndërsa përpiqej të hante.

    Specialistët prodhuan një kastë dhëmbësh për Cara-n, duke krijuar një implant të përsosur të dhëmbëve, tre javë më vonë ajo mund të hajë sërish mish dhe të përtyp kocka.

    Biologja Eva Lindenschmidt u shpreh se: “Ne jemi vërtet të kënaqur që Cara mund të kafshojë siç duhet tani dhe shihet duke buzëqeshur duke treguar dhëmbin e saj të ri prej ari.

1 / 7