Qyteti i braktisur që të fut frikën në palcë - Bota Sot
E diel, 19 janar 2020
  • Qyteti i braktisur që të fut frikën në palcë

    Ish-qyteti i minierave të arit në Bodie ka gati 70 vjet që është braktisur. Përpos faktit që në atë vend u mbyll miniera, banorët thuhet se e braktisën qytetin pasi aty ka pasur raportime për fantazma.

    Në këtë qytezë të braktisur ka ende pothuajse 200 struktura që qëndrojnë “në këmbë”, dhe vizitorët mund të enden nëpër rrugët e shkreta ose të eksplorojnë ndërtesa të tilla si kisha, shtëpi dhe disa ndërtesa të tjera publike.

    Madje, shtëpitë kanë ende mobiljet e tyre, imazhet në mure dhe enët e shtruara.

1 / 10