E premte, 19 prill 2024
  • Fustanet që duhet t’i vishni në një dasmë vjeshte

    Sezona e dasmave në vjeshtë tashmë ka arritur.

    Derisa kjo stinë ofron pamjet më të bukura të natyrës për një çift që të kurorëzojë dashurinë e tyre, nëse ju keni për të shkuar si mysafirë në një nga këto dasma mund të keni telashe.

    Pa dyshim se problemi është te veshja që do të zgjidhni. Gjatë kësaj stine, moti gjatë ditës mund të jetë i nxehtë, por në mbrëmje bëhet shumë ftohtë.

    Megjithatë, nuk keni nevojë të stresoheni dhe të kërkoni për javë të tëra fustanin ose veshjen tuaj ideale për një dasmë vjeshte.

    Më poshtë po ju sjellim një koleksion të disa veshjeve që mund t’i vishni si mysafirë në një dasmë që bëhet gjatë vjeshtës.

    Disa prej opsioneve që po ju sjellim janë më mëngë të gjata, disa me të shkurtra dhe disa fustane nuk kanë mëngë fare, por që mund të kombinohen lehtësisht me sako apo xhempera.

    Jemi të sigurt se ka zgjedhje për secilën shije, dhe edhe më të sigurt jemi se me njërën nga këto opsione do ta merrni gjithë vëmendjen në dasmën e vjeshtës – natyrisht pas nuses dhe dhëndrrit.

1 / 10