E martë, 16 prill 2024
  • Gjithmonë tek ngjyrat e ndezura, a e merrni me mend se kush kujdeset për grimin e Mbretëreshës Elizabeth?

    Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth ka qenë një nga figurat më të komentuara në mediat ‘online’, kjo për shkak të sjelljeve të saj mjaft strikte. Çfarë ka tërhequr gjithmonë vëmendjen nga ajo ka qenë dhe pamja me të cilën Elizabeth është shfaqur në çdo dalje të saj publike. Duke veshur kostume me ngjyrat neon, me një ‘makeup’ i cili dallonte, Mbretëresha Elizabeth ka bërë që për të, të shkruhet gjerësisht në rrjetet sociale.

    Ndërsa së fundmi lajmi se Elizabeth kujdeset personalisht për ‘makeup-in’ e saj i ka befasuar të gjithë. Angela Kelly, e cila është dhe personi që kujdeset për veshjet e mbretëreshës, ka zbuluar shumë nga sekretet mbretërore në librin e saj të fundit.

    Një ndër detajet e para që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të pallatit mbretëror, ka qenë fakti se Elizabeth nuk ka punësuar një staf të mirëfilltë për t’i bërë ‘makeup-in’. Nga ana tjetër dihet se dhe dy dukeshat, Kate Middleton dhe Meghan Markle kujdesen vetë po ashtu për grimin e tyre.

2 / 6