E premte, 19 prill 2024
  • Asnjë model tjetër nuk do t’ju nevojitet: Këto çizme shkojnë me të gjitha!

    Investimi në këtë model çizmesh do t’ju shpaguhet. E gjitha që do t’ju nevojitet gjatë vjeshtës dhe dimrit pikërisht janë çizmet e këtilla. Ato janë ato mbathje të cilat shkojnë me çdo kombinim dhe e bëjnë më interesant.

    Printi i gjarprit është shumë i popullarizuar si edhe i kaubojeve, ndërsa kombinimi me një palë mbathjesh perfekt. Lehtë madje do t’i freskoni edhe me veshjen monokromatike ngjyrë të zezë dhe do t’i jepni notë trendi.

    Ky model shkon me të gjitha stilet, ndërkaq printi kombinohet lehtë me të gjitha ngjyrat e tjera. Takat janë të lartësisë së përsosur, andaj do t’i theksoni këmbët në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa njëherësh do të ndiheni edhe rehat në to.

    Pa problem ta kaloni gjithë ditën me to. Mund të shkojnë si variant afarist apo shtojcë e përsosur e veshjes për të dalë nga shtëpia, nëse i mbathni me fustan më solemn.

1 / 5