E premte, 29 mars 2024
  • Fundi xhins nuk është vetëm për verën, ja si ta veshni në sezonin e ftohtë

    Po mendonit t’i ruanit në dollap deri verën e ardhshme? E keni gabim, sepse fundet xhins mund të jenë protagoniste ideale të sezonit vjeshtë-dimër, duke i dhënë një dozë ‘cool’ çdo lloj llok-u.

    Sekreti për t’i veshur në sezonin e ftohtë? Thjesht mjafton t’i kombinoni me veshjet dhe aksesorët e duhur: pulovra leshi, pallto e xhaketa të rënda, natyrisht edhe çizme e gjysmëçizme të çdo lloj tipi. Mos harroni edhe getat e streçet që nuk ju lejojnë të ndjeni të ftohtin. Modelet ku mund të mbështetini këtë vit janë shumë dhe kanë karakteristika të ndryshme. Duke filluar nga gjatësia. Nëse jeni besnike ndaj varianteve mini, ‘midi’ ose ‘maxi’ hidhuni një sy propozimeve që kemi për ju.

2 / 4