E enjte, 18 prill 2024
  • Hoteli i akullit ku duan të shkojnë të gjithë

    Në zemër të Laplandit, provinca më veriore e Suedisë, është pozicionuar ky hotel akulli. I vendosur në 1,200 km në veri të Stokholmit në Jukkasjarvi, hoteli ka mbi 80 dhoma dhe ndërtohet çdo vit në të njëjtin vend duke përdorur akull nga lumi aty pranë, Torne.

    Hoteli është afro 30 mijë metra katrorë dhe ndodhet 200 km në veri të Rrethit Arktik dhe përmban një bar akulli Absolut Vodka, një kinema me akull, një kishë akulli, dhoma familjare me akull dhe suita akulli. E gjithë struktura përmban katër mijë ton akull.

    Me pak fjalë, gjithçka ka të bëjë me akullin.

    Hoteli filloi të funksionojë për herë të parë në vitin 1990 kur artisti francez Jannot Derid mbajti një ekspozitë personale aty në formë cilindrash akulli. Një natë, nuk kishte dhoma të lira në dispozicion të turistëve në qytet dhe disa vizitorë vendosën çantat e tyre mbi lëkurat dhe akullin që kishte pushtuar këtë ambient. E nga ajo kohë, ai mori emërtimin “hoteli i parë i akullit” në botë!

1 / 8