Dëbora i “tradhtoi” të gjithë në festivalin e borës - Bota Sot
E enjte, 20 shkurt 2020
  • Dëbora i “tradhtoi” të gjithë në festivalin e borës

    Festivali i borës është ngjarja e vitit në Sapporo, kryeqyteti i ishullit të Hokkaido-s, në veri të Japonisë. Me dhjetëra mijëra turistë grumbullohen në fillimin e vitit për të admiruar 200 skulpturat masive të akullit, por këtë vit, bora i tradhtoi të gjithë.

    “Kjo mungesë bore është e pashembullt. Na u desh ta sillnim atë nga vende, ku nuk e kërkonim më parë, siç është Niseko, një qytet rreth 60 kilometra larg Sapporo”, tha Yumato Sato, një nga organizatorët e festivalit të borës. Duhen mesatarisht 30 000 tonë pluhur bore të pastër, për të krijuar skulpturat, që variojnë nga personazhet vizatimorë, deri te kuajt e famshëm të racave.

    “Bora nuk duhet të ketë pisllëqe, përndryshe skulpturat mund të krisen”, thekson Sato. Në Sapporo, sasia e borës e rënë këtë dimër është më pak se gjysma e mesatares vjetore, sipas vëzhgimit lokal të Agjencisë Kombëtare Meteorologjike.

1 / 6