Kaprolli afrikan arrin të arratiset nga “goja” e pesë gepardëve - Bota Sot
E premte, 03 prill 2020
  • Kaprolli afrikan arrin të arratiset nga “goja” e pesë gepardëve

    Një kaproll afrikan impala ka bërë një arratisje të pabesueshme duke i rezistuar sulmit të pesë gepardëve që e sulmuan në një rezervat natyror në Kenia.

    Kaprolli mashkull arriti të qëndronte në këmbë teksa predatorët i kërcënin në kurriz dhe me kthetrat e tyre përpiqeshin ta rrëzonin. Çuditërisht ai u çlirua prej tyre dhe u largua.

    Sulmi u kap në një seri fotosh të mahnitshme nga fotografi Kevin Rooney, në rezervatin Naboisho.

    Fotot tregojnë nënën gepard Selenkei, që sulmon fillimisht impalën 70 kilogramëshe teksa më pas asaj i bashkohet katër të rinjtë e saj, që megjithëse pa sukses supozohet të kenë fituar eksperiencë për gjueti të ardhshme.

1 / 7