Momenti spektakular kur kometa u shfaq në qiellin e errësuar mbrëmë në Britani - Bota Sot
E hënë, 03 gusht 2020
  • Momenti spektakular kur kometa u shfaq në qiellin e errësuar mbrëmë në Britani

    Kometa që ka udhëtuar për 6.800 vite rresht drejt Tokës, u pa duke lëvizur mbi monumentin anglez ‘Stonehenge’ mbrëmjen e kaluar.

    Fotografi Matthew Brown, 37 vjeç, qëndroi tre orë për të kapur momentin e duhur në kornizat e kamerave të kometës, në periudhën e vitit ku qielli shihet më së qarti, shkruan Daily Mail.

    E quajtur zyrtarisht si C / 2020 F3, kometa u zbulua në fund të marsit nga teleskopi hapësinor NEOWISE, derisa do jetë i dukshëm me sy të lirë gjatë gjithë korrikut, sipas tabloidit britanik.

    Kometa është aktualisht miliona kilometra larg nga Toka. Pozitën më të afërt me Tokën, trupi qiellor do ta ketë më 23 korrik, e cila do jetë 102 milionë kilometra largësi.

    Fotografitë e mëposhtme janë të realizuara nga dëshmitarë të ngjarjes nga qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe.

    Kometa shkakton një lloj fenomeni atmosferik, i cili njihet si ‘retë e ndriçuara të natës’, të cilat shfaqen në formë të valëzuar dhe përbëhet nga akuj kristalesh.

    Mediumi nuk ka sqaruar nëse kometa do mund të shihet me sy të lirë edhe në shtetet e tjera.

1 / 7