E enjte, 25 prill 2024
  • Shtëpia më e çuditshme në botë

    E vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore, Casa do Penedo mund të radhitet ndër objektet më të çuditshme në botë.  Kjo shtëpi, e ndërtuar në vitin 1974, perfekt përshtatet në peizazhin malor falë idesë së pazakonshme të ndërtuesit që shtëpinë ta vendosë në katër shkëmbinj masivë.

    Shtëpia është quajtur me emrin e përshtatshëm “Shtëpia nga guri” (Casa do Penedo), ajo në mënyrë të përsosur bashkon pjesët e natyrës me njeriun.

    Muret janë ndërtuar nga graniti i Portugalisë, i cili përdoret tradicionalisht si material ndërtimor për objekte vendore.

    Shtëpia dykatëshe e cila sikur ka dalë nga filmi vizatimor për familjen Flinston, ka tërhequr vëmendjen e banorëve vendës dhe turistëve nga momenti kur është ndërtuar.

1 / 5