E martë, 20 tetor 2020
  • Ariu i braktisur 300kg “arrin majat” duke u bërë supermodel në Rusi

    Një ari i murrmë gjigand, i braktisur kur ishte këlysh, i është dhënë një shans i dytë në jetë teksa është bërë i famshëm si supermodel në Rusi. Stepan, i cili peshon 335 kg ka fituar zemrat e miliona njerëzve me fotot profesionale të frymëzuara nga përrallat.

    Ai fotografohet tashmë me vajza të bukura me fustane të mëdha, dhe shihet “putër më putër” me modelet që zgjaten ta puthin. Në një foto tjetër ai shihet i ulur qetësisht teksa ushqehet nga një modele ruse në pyll.

    Ariu 28-vjeçar ra në kontakt me fotografen Mila Zhdanova prej pronarëve të tij Svetlana e Yuri Pantileenko. Bisha ka qenë i rrethuar nga njerëzit gjatë gjithë jetës së tij pasi ishte braktisur kur ishte këlysh.

    Mila krijoi një seri skenash të frymëzuara nga fantazia në mënyrë që Stepan të pozonte me modelet që mbajnë fustane tradicionale ruse.
    Në fotot e magjishme Stepan shihet duke përqafuar koleget e tij modele, në këmbë ose i shtrirë në bar. Në një prej fotove që e deshën disa javë për të kapur, ariu gjigand shihet pranë një fëmije në dëborë.

1 / 7