Magjia e liqeneve shumëngjyrësh të Australisë - Bota Sot
E enjte, 13 dhjetor 2018
  • Magjia e liqeneve shumëngjyrësh të Australisë

    Nuk bëhet fjalë as për haluçinacione dhe as për imazhe të modifikuara në Photoshop. Në South Australia ujërat e liqeneve marrin ofrojnë një pamje piktoreske.

    Janë pesë liqene të tillë, që në këtë sezon ofrojnë një spektakël të vërtetë ngjyrësh, me protagoniste algat dhe atyre që njihen si bakteret e kuqe, ose halobakteret.

    Ngjyra e kuqe shihet më e theksuar në liqenin MacDonnell, për shkak të ujit tepër të kripur që ka, ndërsa liqeni Bumbunga ndryshon ngjyra tri herë në vit, nga i kuq, i bardhë dhe blu.

    Liqeni Eyre ofron të kuqen, portokallin dhe ngjyrën e verdhë, ai Albert ruan ngjyrën e kuqe thuajse përgjatë gjithë vitit. Liqeni Hart është shumëngjyrësh dhe në të njëjtën kohë, në pjesë të tij sheh të kuqen, jeshilen, të verdhën dhe blunë.

1 / 5
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test